Në një konferencë me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurisë, Joseph Borrel dhe Komisionin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama u ndal te rezultatet e reformës në drejtësi.
Referuar arrestimeve të zyrtarëve të majtë, Rama u shpreh se SPAK po godet njerëzit e lidhur me pushtetin.
Kryeministri deklaroi se kushdo që ka probleme me drejtësinë të marrë avokat, pasi PS dhe qeveria nuk ofron shërbime avokatie për askënd.
“Duke folur për Shqipërinë jemi të lumtur të konstatojnë se gjërat kanë shkuar sipas parashikime, nuk kemi asnjë vonesë, reforma në drejtësi ka filluar të japë fryte domethënëse dhe nuk është fushë me lule ka ferrat dhe gropat e veta por një gjë është e fakt që po ndodh ajo që askush kohë më parë nuk e imagjinonte, SPAK po godet njerëz, indivdië të lidhur me pushtetin apo jo dhe po tregon që koha e të paprekshmëve ka mbaruar dhe nga ana tjetër jam krenar që Shqipëria në rajon është i vetmi vend që e ka hedhur këtë hap. E kemi bërë të qartë që kushdo që kanë punë me drejtësinë të marrë te avokat PS dhe qeveria nuk ofron shërbime avokatie për askënd dhe kjo është një arritje domethënëse për Shqipërinë në një proces ku ne duhet të hymë në një fazë të re me prokurimet publike që sic vlerësohet ka bërë përparime të konsiderueshme”, tha Rama.
Kujtojmë se një ditë më parë është arrestuar kryebashkiaku i Bulqizës dhe 10 zyrtarë të tjerë të akuzuar për korrupsion dhe abuzime me tenderat.