Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur në qytetin e Durrësit, pasi ka tentuar të hapë një predhë artilerie, të cilën e gjeti në një kosh mbeturinash.
Në një moment predha ka shpërthyer duke e plagosur 44-vjeçarin.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË
Në lagjen nr. 17, Durrës, shtetasi R. N., 44 vjeç, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, nga një djegore fundore e vjetër e predhave të artilerisë, të cilën e kishte gjetur në një kosh mbeturinash, djegore e cila i ka plasur në dorë kur ka tentuar ta hapë.
44-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./btvnews.al