E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

I dënuar me burg për abuzim me të mitur, arrestohet 23-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin ukrainas A. S., 28 vjeç, pasi gjatë tentativës për të hyrë në mënyrë të kundërligjshme, në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme, ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë të ngarkuar për ruajtjen e zonës.

Gjatë kontrollit fizik, 28-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Ndërkohë, po ditën e sotme specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim N. B., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 2 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç “.

Strukturat operacionale të DVP Durrës ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim E. H., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në subjektin privat (kompani) ku punonte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit