E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Lefter Alla në pranga, Berisha zbulon arsyet: E arrestuan se nuk largohej, donte të kandidonte prapë

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Lushnja ku prezantoi kandidatin për këtë bashki, komentoi dhe arrestimin e Leftër Allës nga SPAK.

Në fjalën e tij, Berisha tha se Alla është arrestua se nuk donte të largohej edhe pse një gjë e tillë i ishte kërkuar, por ai donte që të kandidonte sërish.

Arrestuan për një tender 2 milion euro narkomanin e Bulqizës, e arrestuan se nuk pranoi të largohej, donte të kandidonte patjetër dhe ia mbanin dosjen. Ja ku e keni, kryebashkiakun e Fierit, i cili tokën bujqësore e shpall truall për të vjedhur, burgosen vartësit dhe jo kryesori”, deklaroi Berisha.

Lefter Alla, u arrestua mbrëmjen e djeshme nga SPAK pasi akuzohet se ka abuzuar me një tender rreth 2 milionë euro për ujësjellësin e qytetit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit