E premte, 29 Nëntor, 2024

Rikthehet sërish dielli, si parashikohet moti për ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu deri në orët e mëngjesit, më pas ndërprerje të reshjeve dhe vranësirat do t’ia lënë vendin kthjellimeve.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut  me shpejtësi mesatare 2- 8m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton  shpejtësi dhe behet intensive deri në 20m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:  në zonat malore nga 0 deri në 12°C, në zonat e ulëta nga 3 deri në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 6 deri në 16°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit