Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të enjte se do të nisë një tur takimesh me sipërmarrjet për rritjen e pagës minimale.
Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se do të konsultohet me sektorin privat për këtë nismë të re të qeverisë që e çon pagën minimale në 40 mijë Lekë të rinj.
“Nisim takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë Lek
Ndërkohë që qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës”, shkruan Rama./btvnews.al