E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Sulmuesi i shumëkërkuar rinovon me Manchester City, kontratë deri në 2028

Sulmuesi Julian Alvarez do të qëndrojë te Manchester City. Siç bëhet me dije sulmuesi argjentinas ka rinovuar kontratën me anglezët, duke përmbushur një dëshirë të trajnerit Guardiola.

Alvarez ka nënshkruar një kontratë e cila pritet të zgjasë deri në vitin 2028. Ai ka shënuar 5 gola dhe s’ka dhënë asnjë assist, në 20 ndeshjet e para me ekipin nga Manchesteri.

Kam qenë shumë i kënaqur me sezonin tim të parë këtu, por më shumë mund të bëj. E di që mund të jem më mirë dhe City më ofron gjithçka që më nevojitet për të përmbushur potencialin tim”, ishte kjo deklarata e lojtarit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit