E hënë, 21 Prill, 2025

Të dhënat e INSTAT: Tregtia ngadalëson shitjet, shërbimet rezistojnë, por të gjithë po rrisin ndjeshëm pagat

Tregtia ka shfaqur shenja të forta ngadalësimi në tremujorin e fundit të vitit 2022, duke reflektuar një frenim të konsumit, si rrjedhojë e çmimeve të larta.

Ndërsa kanë rezistuar shërbimet, sidomos ato të lidhura me hotelerinë e turizmin. Edhe konsumi në bare e restorante është rritur.

Ajo që konstatohet në tremujorin e fundit është një rritje e ndjeshme e pagave nga të gjithë sektorët e shërbimeve, me ritme dyshifrore, përballë presionit të emigracionit. Të dhënat u bënë të ditura nga INSTAT, në publikimin për prodhuesit e shërbimeve në tremujorin e katërt 2022.

Ngadalësohet tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave

Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e katërt 2022, paraqiten si më poshtë:

– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 1,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021;

– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,5 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021;

– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 14,3 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021.

Transport, Magazinim dhe Postë, vetëm 0.2% rritje

Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e katërt 2022, paraqiten si më poshtë:

– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 0,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021;

– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,6 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021;

– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 32,5 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021.

Hotelet me rritje dy shifrore

Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e katërt 2022, paraqiten si më poshtë:

– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 16,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021;

– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 15,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021;

– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 39,0 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021.

Edhe bar restorantet me rritje

Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e katërt 2022, paraqiten si më poshtë:

– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 13,4 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021;

– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,0 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021;

– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 23,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021

 

Informacion dhe Komunikacion me zgjerim

Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e katërt 2022, paraqiten si më poshtë:

– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 17,6 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021;

– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 21,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021;

– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 46,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021.

Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike me rënie

Indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike, në tremujorin e katërt 2022, paraqiten si më poshtë:

– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 17,0 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021;

– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,3 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021;o

– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 18,0 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021.

Agjencitë e udhëtimit, ecuri pozitive

Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e katërt 2022, paraqiten si më poshtë:

– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 44,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021;

– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 25,4 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021;

– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 50,0 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021./Monitor.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit