Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve pritet ti miratojë lejen disa orëshe ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, për të marrë pjesë në funeralin e babait të tij.
Tahiri aktualisht ndodhet në Burgun e Lushnjes, ku është duke pritur vendimin e gjykatës për lirim ose vuajtje ende të dënimit. Tahiri pritet të lirohet nesër për disa orë, sa për ti dhënë lamtumirën e fundit, të atit, Bashkim Tahiri, i cili u nda nga jeta sot në moshën 73-vjeçare pas një lufte të gjatë me leuçeminë.
Lajmin e dhanë familjarët e tij publikuan në faqen e tij në rrjetet sociale, një letër që ish-ministri kishte dërguar nga burgu. /btvnews.al