E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Akuza për krime lufte, Gjykata e Hagës lëshon urdhër arresti ndaj Putinit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin.

Mediat e huaja shkruajnë se ICC ose ndryshe Gjykata e Hagës e akuzon Putinin për krime lufte të dyshuara të kryera në Ukrainë.

Megjithatë Moska i ka mohuar vazhdimisht akuzat për mizori gjatë pushtimit të fqinjit të saj.

Më 24 shkurt të vitit të kaluar, Rusia filloi të ashtuquajturën ‘operacion ushtarak’ ndaj Ukrainës, duke vrarë dhjetëra mijëra civilë. Kujtojmë që së fundmi Organizata e Kombeve të Bashkuara ka akuzuar Rusinë për krime lufte në Ukrainë.

Komisioni Special i OKB-së për Ukrainën ka thënë se zhvendosja dhe transferimi i fëmijëve nga Ukraina në territorin rus përbën një krim lufte dhe ka akuzuar Moskën për krime të mundshme kundër njerëzimit.

Transferimi i fëmijëve ukrainas nga Rusia në zonat nën kontrollin e saj në Ukrainë, si dhe në territorin rus, përbën një “krim lufte”, tha sot Komisioni Special i OKB-së për Ukrainën, duke nënvizuar gjithashtu krimet e mundshme kundër njerëzimit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit