Deklarata e angazhimit solemn me firmën e Enkelejd Alibeajt, në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë, për zgjedhjet e 14 majit është dorëzuar sot në KQZ.
Deklarata soleme është e firmosur nga Alibeaj dhe përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa.
Dokumenti është dërguar në KQZ pas vendimit të KAS për regjistrimin e PD me kryetar Enkelejd Alibeajn duke kërkuar që të plotësohej dokumentacioni me firmën e tij. /btvnews.al