E hënë, 2 Dhjetor, 2024

“Me kë do i zëvendësojnë fasoneritë profesionistet që dalin në pension me vajzat e tik-tokut?”, Rama ndryshon mendje: Marrim punonjës të huaj, por shtëpia s’mbahet me miell hua

Gjatë fushatës elektorale të 2021-ës, kryeministri Edi Rama u përball me ankesat e bizneseve për mungesë të forcës punëtore dhe u ofroi atyre si zgjidhje mundësinë e punësimit të shtetasve të huaj.

Por pas gati 1 vit e gjysmë duket se Rama është tërhequr nga kjo skemë, duke pohuar se ‘shtëpia nuk mbahet me miell hua’.

Kreu i qeverisë në një takim me sipërmarrës privat në vend, ku foli për pagën minimale, e cila duke nisur nga 1 prilli do të shkojë 40 mijë lekë, Rama tha se fasoneritë dhe bizneset e tjera duhet të kishin plane afatgjate për mbajtjen e punonjësve. Mes ironisë ai tha se profesionistët në këto sektorë kur dalin në pension nuk mund të zëvendësohen me vajzat që rrinë në tik-tok-ut.

“Turizmi s’ka nevojë vetëm për vila, restorante, por ka nevojë për punonjës. Pronari nuk mund të pranojë që t’i japë 300 mijë lekë një punonjëse që është nga vendi, dhe t’i japë njërës nga Bali 1 mijë euro. Por duhet vlerësuar punonjësi vendas. nëse sot ka një problem dramatik, gjithë industria e fasonëve është se nuk ka menduar për këtë ditë. Në industrinë e fasonëve ka nga ata që kanë menduar për këtë ditë. Ato gratë që i ka marrë që në vitet 90 dhe i kanë paguar me pagë minimale i kanë marrë shpirtin të shtunë e të diel, se; na e kërkon Armani apo Versace, sot iu ka ardhur mosha e pensionit. me ke do i zëvendësojë? Me vajzat e tik-tok? Do vijnë vajzat që lozin në Tik-Tok në Kamzë, Paskuqan apo në Lezhë, në Vlorë ku kanë këto industrinë dhe do marrin makinën qepëse dhe do rrinë për 40 mijë lekë?

Ju thoni se nuk i paguani dot. Por nuk është vetëm për 40 mijë lekëshin, pasi është shumë më tepër se kaq. por i gjithë sistemi duhet kaluar në cikël të mbyllur, në ‘Made in Albania’. Jeni në rolin e atij gomarit; oh zot bëje ëndërr se ujku nuk është duke më ngrënë. Por ujku është duke ju ngrënë, dhe po ju sheh se si t’ju sistemoj në pjatë. Ne do marrin dhe punonjës të huaj, por nuk bëhet shtëpia me miell hua. Dhe nuk jemi në kushtet e Gjermanisë. Ne kemi mundësi që t’i kthejmë shqiptarët. Nuk po them se do gjejnë rrogat e Gjermanisë këtu, por nëse ka paga të cilat kompensojnë bilancin dhe në fund t’i dalë llogaria qoftë më pak se në gjermani, i keni këtu. S’kanë ça bëjnë atje. Pse po ikin masivisht italianët? Sepse është gjeneratë tjetër dhe s’mund të pajtohet me këtë gjë. Jemi në një moment krize të përgjithshme që për ne i ka të dyja anët e medalje”, tha ai. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit