Kreu i Partisë së Lirisë ka zhvilluar një takim me sipërmarrësit e vegjël. Në këtë takim, Meta ka përsëritur edhe njëherë premtimin se nëse ata vijnë në pushtet do të mbështeten të rinjtë me grante për të hapur bizneset e tyre.
Sipas Metës mbështetja ndaj të rinjve mund të ndalë fenomenin e shpopullimit dhe inkurajon biznesin e ri.
“Kënaqësi të takohesha sot me të rinj dhe të reja, sipërmarrës në biznese të ndryshme në Tiranë. Partia e Lirisë propozon dhënien e granteve deri në 20.000 euro për çdo të ri dhe të re deri në 25 vjeç, që krijon një biznes social apo start-up.
Mbështetja e të rinjve për hapjen e bizneseve sociale, inkurajimi më i madh që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe që shpopullimi të frenohet”, shkruan Meta në një postim në mediat sociale./btvnews.al