Në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK është paraqitur mëngjesin e sotëm kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.
Ndaj kryebashkiakut Artur Bushit jane regjistruar kallëzime për shpërdorim detyre dhe shkeleje ne tendera por akoma nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij nga SPAK.
Artur Bushi është një emër i përfolur dhe i akuzuar shpesh nga opozita për të kaluarën e tij.
Dy ditë më parë nga SPAK u vu në pranga kryetari i bashkise se Bulqizës, Lefter Alla dhe 10 zyrtare te tjere te bashkise, për abuzim me nje tender prej 322 mln leke me Ujesjellesin. /btvnews.al