Asident rrugor është shënuar pasditen e sotme në Durrës. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rrethorës 14:45, në lagjen nr.4 Durrës. Një 60-vjeçar i cili lëvizte me biçikletëështë përplasur nga një automjet. Lidhur me ngjarjen, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
“Durrës/Informacion paraprak- Rreth orës 14:45, në lagjen nr. 4, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. T, ka përplasur shtetasin P. P., rreth 60 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.