Strategjitë e lojës janë tema më e diskutuar mes banorëve në Big Brother, kjo e ndikuar dhe nga nominimi i javës së fundit ku rrezikojnë Luizi, Armaldo dhe Kristi.
Këtë të premte, Luizi, Armlado dhe Qetsori kanë diskutuar për Oltën dhe lojën që ajo ka bërë në shtëpinë e BBV.
Qetsori është shprehur se Olta donte ta ‘digjte’ nga loja duke u futur bashkë me të në tualet, njëjtë si ‘kurthi’ që Luizi i bëri Kristit dhe Armaldos dhe se që nga ky moment ai dyshon te ajo.
Ai shtoi se nuk i ka lënë asnjë përshtypje që e kuptoi këtë gjë. Konkurrenti i ri tha që nuk e ka ndihmuar atë në lojë, thjesht i ka lënë më shumë kohë që ajo të gabojë akoma më rëndë./btvnews.al