Një 15 vjeçare nga Tirana humbi kontaktet me familjarët e saj që denoncuan humbjen e adoleshentes dy ditë më parë. Policia e kryeqytetit bënë me dije se po punohej për gjetjen e vajzës.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi M. D., 57 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa, mbesa e tij 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhej në njoftimin e policisë.
Sipas mesazheve të siguruara nga JOQ drejtuesit e komisariatit bëjnë komente seksiste dhe tallëse për vajzën e humbur, të tipit “ça modeli është” dhe “shihe nga parakolpi”.