E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Arrestimi i Lefter Allës, zbulohet çfarë ka SPAK “në dorë” kundër kryebashkiakut. Nga përgjimet është zbuluar se…

Mësohen detaje të reja lidhur me akuzat e ngritura ndaj kryebashkiakut socialist të Bulqizës, i arrestuar pak ditë më parë.

Burimet thanë se Prokuroria e Posaçme ka siguruar përgjime ambientale që rëndojnë pozitat e kryebashkiakut Lefter Alla.

Përmes këtyre përgjimeve SPAK ka provuar se Alla ka pasur kontakte dhe komunikime me biznesmenim A.K i kompanisë që kryente punimet për ujsjellësin e Bulqizës.

Madje, Alla, në shoqëri të biznesmenit A.K ka udhëtuar jashtë vendit me makinë, dyshohet në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Mësohet se zëvendëskryetarja e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, kishte dhënë më herët dorëheqje nga detyra pasi nuk donte të bëhej palë në firmosjen e tenderave, por është bindur që të rikthehet në detyrë. /btvnwes.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit