E mërkurë, 11 Dhjetor, 2024

Berisha me demokratët e Londrës: Rama zëvendësoi ligjet dhe rregullat e shtetit ligjor me atë të shtetit mafioz

Sali Berisha në një bashkëbisedim të zhvilluar këtë të shtunë me demokratët në Londër, u shpreh se kryeministri Edi Rama është kupola e hajdutëve.

Në rast se 32 vite më parë, monizmi, dmth përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e një partia, bazohej në doktrinën Marksiste-leliniste, monizmi i sotëm bazohet në brutalitetin e krimit, në drogën dhe fuqinë negative të saj, në vjedhjen e papërmbajtur të qytetarëve shqiptarë

Deklarata e Kreut të PD, Sali Berisha:

Ju përshëndes dhe ju falënderoj përzemërsisht për praninë tuaj sot në këtë sallë, përshëndet me përzemërsi të gjithë shqiptarët në Londër dhe gjithë Britaninë e Madhe kudo që ndodhen.
Shpreh kënaqësinë time të bisedoj sot me ju në një moment vërtetë tepër të veçantë që kalon Shqipëria dhe shqiptarët.
Ne zhvillojmë këtë foltore me demokratët e Londrës, në një kohë kur vendi është i pllakosur në një krizë të thellë, të frikshme.

Shqiptarët sot, siç e dini ju, braktisin vendin e tyre më shumë se çdo komb tjetër dhe nuk e braktisin se u mungon dashuria për Shqipërinë, por e braktisin atë sepse regjimi i sotëm ka rikthyer monizmin e 32 viteve më parë.

Në rast se 32 vite më parë, monizmi, dmth përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e një partia, bazohej në doktrinën Marksiste-leliniste, monizmi i sotëm bazohet në brutalitetin e krimit, në drogën dhe fuqinë negative të saj, në vjedhjen e papërmbajtur të qytetarëve shqiptarë. Me këto mekanizma, Edi Rama ndërtoi në këto vite narkoshtetin e parë dhe te vetëm në Europë, ç’ka do të thotë zëvendësimin e ligjeve, rregullave të shtetit ligjor me atë të shtetit mafioz.

Mund të ju jap këtu me dhjetëra, qindra shembuj. Jeta e përditshme e shqiptarëve është e mbushur plot me rast të tilla. Një javë më parë arrestohej një lehonë me fëmijë 8 ditësh, për një gjobë prej 250 mijë lekësh, për të cilën nuk ishte njoftuar kurrë.

Po një javë më parë, ekzekutohet në banak, një zonjë tjetër që mbante fëmijën, duke bërë dy punë, vetëm e vetëm se në përleshjen mes bandave, njëri vrasës ishte liruar nga drejtësia, i kishte ‘shpëtuar’ policisë dhe ndodhej i lirë.

Pra në Shqipëri ligji nuk ekziston për qytetarët, nuk u jep mbrojtje qytetarëve, liritë e të drejtat e shqiptarëve janë më të nëpërkëmbura se kurrë.

Kjo është njëra anë. Ana tjetër është se çfarë ndodh me pasuritë e tyre, me financat e tyre me buxhetin e tyre. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit