Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, cili u arrestua për shpërdorim detyre për disa tendera, ka dalë sot para gjykatës, ku do i komunikohet masa e sigurisë.
Ai tha para togave të zeza se arrestimi i tij është politik. Po ashtu në gjyq do të dalin dhe zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar për këtë çështje.
“Arrestimi im është politik. Nuk kam kryer shkelje te ligjit. Më mirë të më kërkonin të ikja, se do kisha ikur”, mësohet të këtë thënë ai, raporton për BalkanWeb gazetarja Klodiana Lala. Me këtë deklaratë, duket se Alla ka shigjetuar kreun e Partisë Socialiste, kryeministrin Edi Rama, pasi më herët kryebashkiaku ka shprehur dëshirën për të rikandiduar.
Kujtojmë se prej një viti Alla dhe të tjerë zyrtarë dyshohet se kanë qenë në përgjim. Prokurorë të SPAK kanë qenë në të 4 bashkitë e qarkut herë pas here për të kryer verifikime.
Emrat e të arrestuarve me urdhër të SPAK
Lefter Alla, kryetari i Bashkisë së Bulqizës
Enkeleda Lleshi, nënkryetarja e Bashkisë
Rubin Kola,
Erion Isaku,
Leonard Daci,
Arseb Gjoka,
Kujtim Zogu,
Denis Xholi,
Rasim Daci,
Dalo Gazidedja,
Aqif Konesha
Kastriot Ibrahimaj (arrest shtëpie)
Ana Nishku (arrest shtëpie) /btvnews.al