Mbrëmjen e së mërkurës, me urdhër të SPAK-ut u arrestua jo vetëm kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, por edhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tenderë publikë.
Konkretisht, bëhet fjalë për shtetasit: Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja dhe Aqif Konesha.
Të gjithë, këta persona sipas SPAK janë me masën e arrestit me burg. Ndërsa, Kastriot Ibrahimaj dhe Ana Nishku janë me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. uzat që rëndojnë mbi këta zyrtarë.
Në njoftimin e SPAK emri i Leonard Dacit, figuron si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2e 25 i Kodit Penal.
Por një fakt interesant u zbulua në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë të shtunën e 18 marsit, teksa njëri prej personave që ishte raportuar nga SPAK si veprim i ekzekutuar për arrestimin nga policia, në fakt nuk ishte kështu.
Leonard Daçi, sekretar i përgjithshëm, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, u paraqit befas në GJKKO rreth 2 orë pas nisjes së seancës.
Ai erdhi i shoqëruar nga avokati Arben Peci, ku trokiti në dyert e sallës duke vënë në dijeni trupën gjykuese se ishte një nga të pandehurit e dosjes, dhe ndaj tij ishte marrë në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”.
E teksa ishte në banesë pretendon ai, dëgjoi emrin e tij që përmendej në media si një nga të arrestuarit, por në fakt ai ndodhej në Tiranë. Daçi njoftoi avokatin duke i kërkuar mendim, i cili i sugjeroi të paraqitej në gjykatë.
Mësohet se Daçi u la të vlerësohet në një moment të dytë pas kryerjes së procedurave. /btvnews.al