DASHI- Hëna do të hyjë në shenjën tuaj gjatë orëve në vijim dhe mund të ndikojë shumë në fillimin e ditës që mund të mos jetë më pozitive. Për fat të mirë, me kalimin e orëve, gjërat do të ecin siç duhet. Kështu që duhet të jeni të durueshëm…
DEMI- Kjo fundjavë mund të përfaqësojë lakmusin për shumë prej jush, veçanërisht në fushën sentimentale. Vendosni ndjenjat tuaja në lojë dhe do të zbuloni nëse njerëzit e afërt jua kthejnë vëmendjen në të njëjtën mënyrë.
BINJAKËT- Në periudhën e fundit keni bërë njohje të ndryshme, ndoshta disa prej tyre mund të rezervojnë ndonjë surprizë. Ndajeni mendjen dhe mendoni me kujdes se çfarë ju bën vërtet të lumtur.
GAFORRJA- Kur jeni të shqetësuar dhe nervozë ndjeni siklet në stomak. Ruani qetësinë edhe nëse këtë fundjavë mund t’ju ngacmojnë, mos iu përgjigjni me ashpërsi provokimeve, vetëm se po dëmtoni veten.
LUANI- Këtë fundjavë të marsit mund të keni pak vështirësi për të gjetur qasjen e duhur ndaj partnerit tuaj. Fjala kyçe do të jetë e mahnitshme. Do t’i habisni të gjithë.
VIRGJËRESHA- Po përjetoni një periudhë pjellore, si në punë ashtu edhe në dashuri. Është koha për t’u përfshirë gjatë gjithë rrugës pa hezitim dhe shqetësime. Së shpejti do të korrni rezultatet e dëshiruara.
PESHORJA- Hëna është në shenjën tuaj dhe kjo mund të nënkuptojë se mund të bëni takime interesante për sa i përket sferës sentimentale, çuditërisht edhe për ato për atë të punës, gjë që mund të ndryshojë perspektivat tuaja.
AKREPI- Ndoshta në këtë periudhë nuk jeni shumë të interesuar për çështjet e dashurisë. Sidoqoftë, në fundjavë mund t’ju ndodhë diçka që mund të rindezë atë zjarr tek ju, që aktualisht duket e shuar.
SHIGJETARI- Fillon pranvera, prandaj përgatiteni veten për dashuri. Për ata që janë në çift do jetë koha për të bërë udhëtime dhe eksperienca të paharrueshme; për ata që janë beqarë ka ardhur koha të gjejnë sërish dashurinë.
BRICJAPI- Jeni një shkëmb, keni një karakter të fortë dhe shumë të vendosur. Kjo ju bën edhe pikë referimi për të tjerët. Por kini kujdes: duhet të merrni frymë sa më shpejt të jetë e mundur.
UJORI- Marrëdhëniet e dashurisë duhet të testohen, stimulohen dhe forcohen. Fundjava është e duhura për të testuar veten si partner dhe për të zbuluar se çfarë mendojnë realisht njerëzit e afërt për ju.
PESHQIT- Keni kaluar një javë shumë të rëndë, por për fat të mirë kemi ardhur në fundjavë që do t’ju duhet ta shfrytëzoni maksimalisht për të pushuar dhe relaksuar pak./btvnews.al