E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Pas verdiktit të KAS, KQZ regjistron PD-në e Alibeajt në zgjedhje. Rrëzohet kërkesa e PL për të shtyrë vendimin

KQZ-ja ka vendosur sot të regjistrojë edhe ligjërisht PD-në e Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit, pas vendimit të KAS-it.

Gjatë mbledhjes, përfaqësuesi i PL-së, Altin Kaziaj i kërkoi Celibashit të shtynte vendimin derisa çështja të shqyrtohet në Kolegjin Zgjedhor. Por kërkesa nuk u pranua nga Komisioneri Shtetëror.

“Ky vendim i KAS ngelet thjesht dhe vetëm teknikisht për tu zbatuar nga komisioneri Shtetëror. Është akti i një organi të parashikuar nga ligji për të vendosur për çështje të tilla. Për sa kohë ky organ ka vendosur regjistrimin si subjekt zgjedhor të PD-së, ngelet vetëm zbatimi i këtij vendimi. Vendos regjistrimin e PD-së me nënkryetar Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së për zgjedhjet e 14 majit”, tha Celibashi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit