Një 15 vjeçar shqiptar ka përjetuar momente tmerri mbrëmjen e së premtes në sheshin Karamalaki në Agios Panteleimonas të Athinës kur është sulmuar nga tre persona. Sipas mediave greke, tre personat e panjohur kanë kërcënuar me thikë të miturin duke i kërkuar t’u jepte telefonin.
Ndërsa 15 vjeçari ka reaguar ndaj tyre, ata e kanë goditur me thikë në kofshë. Pas plagëve të marra, i mituri është dërguar me urgjencë në spitalin e fëmijëve ku edhe ka marrë ndihmën e parë. I riu ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka dalë nga spitali