E diel, 1 Dhjetor, 2024

Bulqiza rikthehet tek rezultatet pozitive, fiton kundër Shënkollit

Sport Klub Bulqiza, pas një seri rezultatesh negative, ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e 16 të Kategorisë së Dytë.

Në ndeshjen e luajtur në shtëpi, djemtë bulqizak janë treguar luftarak dhe në fund arritën që të fitonin kundër Shënkollit.

Ishte skuadra mike që kaloi dy herë në anvantazh në pjesën e parë, por reagimi i Bulqizës ishte mbresëlënës pasi arritën që të barazonin në pak minuta.

Sërish Shënkolli arriti që të shënonte dhe rezultati shkoi 3 me 2, por vendasit shënuan dy herë dhe në fund ndeshja përfundoi me rezultatin 4 me 3 për Bulqizën.

Me këtë fitore Sport Klub Bulqiza, forcon pozitat edhe pse ndodhet sërish në vendin e tretë nga fundi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit