E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Meta fushatë edhe të dielën: Do mbështesim gratë dhe nënat e reja

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vijiar fushatën edhe këtë të diel.

Në një takim me banorët e Tiranës, ai tha se PL do t’i fokusojë politikat në mbështetje të grave dhe nënave të reja.

“Ne jemi të vendosur që t’i fokusojmë politikat tona në mbështetje të grave dhe sidomos të nënave të reja, sepse ne duam një familje të fortë, një shoqëri të shëndetshme dhe një Shqipëri të zhvilluar dhe me të ardhme të shkëlqyer për të rinjtë e saj”, shkruan Meta në mediat sociale.

Kreu i PL bashkë me postimin ka shpërndarë dhe një video dhe aty thotë: Ndaj është shumë e rëndësishme të vendosim të gjitha politikat tona shtetërore, vendore, aq më tepër që kemi dhe zgjedhjet vendore më 14 Maj, por edhe të gjithë shoqërisë sonë, në mbështetje të grave, në mbështetje të nënave e sidomos të nënave të reja. Sepse gra të lumtura, nëna të lumtura rrisin fëmijë të lumtur, të shëndetshëm dhe njëkohësisht kemi familje të lumtura, kemi një shoqëri shumë më njerëzore, shumë më humane, ashtu siç dëshirojmë të gjithë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit