Një aksident me pasoja të lehta ka ndodhur tek vendi i quajtur “kryqëzimi i Bolonjës” në Dibër. Policia njofton se në aksident janë përfshirë dy ‘Benza’.
Si pasojë e aksidentit është lënduar një këmbësor, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.
“Rerh orës 17.35, në vendin e quajtur “kryqëzimi i Bolonjës”, qyteti i Peshkopisë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.K ., është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Xh. Zh.
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale si dhe është lënduar lehtë shtetasi N.N,(këmbësor), i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, sqaron policia e Dibrës./btvnews.al