Raundi i parë i zgjedhjeve në Malin e Zi nuk arriti që të prodhonte një Presidenti, pasi siç raportojnë mediat malazeze dy kandidatët Milo Gjukanoviç dhe kandidati i Lëvizjes Evropa Jakov Milatoviç nuk kanë arritur që të marrin votat e nevojshme dhe do të garojnë në raundin e dytë.
Siç raportohet Gjukanoviç ka marrë rreth 36 për qind të votave, ndërsa Milatoviç ka ndërmjet 29 për qind të votave.
Nderkohë kandidatët e tjerë, kanë marrë pak përqinde të votave, por kanë ndikuar në rezulatin përfundimtar, pasi askush nuk ka arritur që të marrë mbi 50% të votave./btvnews.al