Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas pasi ka ushtruar dhune ndaj ish-bashkëjetuesen në ambientet e një lokali.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. Ç ., 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi dyshohet se në ambientet e një lokali, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al