Një shtetas nga Kosova ka rënë pre e radarëve të Njësisë për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”.
Mësohet se i riu, drejtues i automjetit tip “Audi A7”, qarkullonte në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kosovës, me shpejtësi 197 km/orë dhe pa vënë rripin e sigurimit.
“Si rezultat i monitorimit intensiv nga punonjësit e Policisë Rrugore, në aksin rrugor “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, u konstatua mjeti luksoz tip “Audi A7” që qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Pas verifikimeve, rezultoi se 27-vjeçari nga Kosova e drejtonte mjetin, me shpejtësi 197 km/orë dhe pa vënë rripin e sigurimit. Për te dyja këto shkelje, konform Kodit Rrugor, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 55 000 lekë të rinj”, bën me dije policia.