Dashi- Pavarësisht se është hënë, do të jeni të mbushur me energji dhe humor të mirë si dhe me ide të cilat do të doni t’i vini në zbatim. Nëse kohëve të fundit jeni pushtuar nga dembelizmi, kjo është dita e kthesës.
Demi- Keni nevojë për frymëzim dhe intuitë për t’u përqendruar sa më shpejtë. Do të vini në jetë projektet rezervë, duke zgjidhur situata që i mendonit të pamundura.
Binjakët- Fillimi i javës do të jetë mjaft i lodhshim, për shkak të situatave të papritura me të cilat do të përballeni. Ndonëse mund të duket si mision i pamundur, mundohuni të mos humbni qetësinë dhe durimin.
Gaforrja- Në jetën tuaj do të shfaqen shumë gjëra të reja interesante. Bëjini sytë katër, pasi treni i duhur nuk kalon dy herë. Në punë nuk do ju mungojnë idetë, por përballë të papriturave të vështira, do ju mungojë vendosmëria.
Luani- E hëna do të nisë me grintë në çdo drejtim. Gëzohuni, pasi humori i mirë nuk do ju lërë në baltë. Në punë do të jeni ambiciozë dhe të paparashikueshëm dhe plot ide të reja.
Virgjëresha- Nuk do të jetë një ditë mirëfilli pushimi, por plot me të papritura. Ndërhyrja e një miku do ju ndihmojë që të merrni në dorë kontrollin e situatës. Në punë yjet mbështesin projektet tuaj.
Peshorja- E hëna do të jetë një ditë e mirë për udhëtime dhe angazhime të rëndësishme. Në punë një telefonatë e papritur, mund t’iu trazojë mendimet. Mundohuni që të mos shqetësoheni shumë, por kërkoni sqarime.
Akrepi- Kjo ditë pritet të sjellë të risi dhe ndryshime. Gjithçka do shkojë më së miri dhe në kohë rekord, duke bërë që të merrni komplimentet e të gjithëve. Me dinamizëm dhe siguri në punë, mund t’iu jepni shtysë projekteve ambicioze.
Shigjetari- Parashikohen vështirësi në raportet familjare. Në punë, pas një këshille të miqve, mos u hidhni në një investim të guximshëm, pasi rrezikoni shumë. Në raportin në çift partneri/ja do krijojnë një atmosferë romantike, duke ju bërë mjaft pasionant.
Bricjapi- Në shkallët e suksesit është e vështirë të ndaleni. Jeni të mbushur me energji dhe gati për të hedhur përtokë kundërshtarët që thyejnë rregullat. Kujtoni që nuk jeni vetëm dhe se duhet të mbani parasysh edhe mendimet e të tjerëve.
Ujori- Do të jeni të gatshëm për të përballuar çdo problem si në punë edhe në dashuri. Në ambientin e punës do të keni mundësi të shtoni kontaktet dhe të forconi pozitën tuaj.
Peshqit- Në punë ritmet do jenë të shfrenuara, por përqendrohuni maksimalisht, pasi do i’a dilni dhe do vlerësoheni. Në dashuri do jetoni çdo moment spontanisht dhe të lirë./btvnews.al