Një ngjare rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kurbin. Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi teksa ka qenë duke punuar në një servis makinash, e ka zënë kamioni poshtë.
DETAJET NGA NGJARJA
Në një servis automjetesh në fshatin Laç, Kurbin, shtetasi A. M. 45 vjeç, mekanik në këtë servis, duke punuar në një mjet kamion, dyshohet se aksidentalisht kamioni e ka zënë poshtë dhe për pasojë shtetasi A.M, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./btvnews.al