Një operacion antidrogë nga policia belge ka ‘çmontuar’ grupin kriminal të trafikut të drogës në Europë, ku në pranga kanë rënë 18 shqiptarë.
Sudi info bënë me dije se pas 21 kontrolleve të policisë, autoritetet kanë arritur të bien në gjurmët e grupit kriminal që trafikonte kokainë dhe kanabis.
“Aksioni bëri të mundur konfirmimin e ekzistencës së një trafiku të mirëorganizuar të kokainës dhe kanabisit në një periudhë të paktën katërvjeçare. Organizata, e cila përdori telefona celularë të koduar Sky ECC deri në mars 2021, vazhdoi aktivitetet e saj në të gjithë bashkimin më të madh të Lièges dhe në Luksemburg (Marche-en-Famenne, Houffalize)”, shprehej prokurori belg.
Mësohet se droga grumbullohej në Antwerp dhe Holandë, ku policia ka arritur të sekuestrojë sasi kokaine dhe produkte prerëse të paketuara në një vend që shërben si “punishte” për të dyshuarit.
Pas kontrollit, policia e Belgjikës ka sekuestruar: doza kokaine, peshore, thasë për drogën, 600 bimë narkotike, si dhe 33 automjete të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët, ku vlera e tyre i kalon 300,000 euro.
Sakaq janë sekuestruar rreth 70,000 euro, orë Rolex, televizorë dhe mallra luksi.