Një aksident ka ndodhur sot paradite në Shupenzë.
Shtetasi Ledion Cami me automjetin e tij tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka goditur një këmbësor shtetasin A.M., i cili ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar me urgjensë në spital.
Akoma nuk ka të dhëna cfarë e shkaktoj aksidentin lagështira në rrugë apo shpejtësia e lartë e mjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
Njoftimi i policisë!
Rreth orës 09:40 në njësinë administrative Shupenzë shtetasi L.C., duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.M., (këmbësor), i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /btvnews.al