E shtunë, 23 Nëntor, 2024

GJKKO rikonfirmon masën e arrestit me burg për zyrtarin e bashkisë së Bulqizës

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rikonfirmuar masën e caktuar në mungesë “arrest me burg” për Leonard Daçi, jurist në Bashkinë e Bulqizës, pjesë e grupit të zyrtareve të këtij institucioni që u arrestuan, përfshirë kryebashkiakun Lefter Alla.

Leonard Daçi u vetdorëzua të shtunën në gjykatën e Posaçme, në prani të avokatit të tij.

Ndërkohë, masa e “arrestit me burg” është dhënë të shtunën dhe për kryebashkiakun Lefter Alla dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë në abuzimin me detyrën për tenderat e ujësjellësit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit