E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Kurti zbulon detaje nga takimi: Vuçiç refuzoi ofertën time për vetëmenaxhimin e serbëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar detaje të reja nga takimi në Ohër. Kurti shprehet se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar një ofertë të tij për “vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës, në një asociacion” që do ta hartonte dhe propozonte vetë Kurti.

Në një postim në Twitter, Kurti rikujton edhe refuzimet tjera të presidentit serb për të nënshkruar Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt, si dhe aneksin për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, më 18 mars në Ohër.

Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, Presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time gjeneroze të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës, në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. No apo Z. Nyet? Epo, ne e dimë se ai nuk është mjek”, shkruan Kurti në mediat sociale./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit