Luizi tashmë është bërë një fenomen në Shqipëri dhe është një nga personat më të ndjekur në mediat sociale. Ai kur hyri në Big Brother dekalri se nuk kishte intagram, por ia kishte hapur një mikeshë e tij.
Por sot Instagrami i tij ka ndërruar emër dhe ka qenë motra e Luizit ajo që ka treguar se çfarë po ndodh.
Motra e Luizit, Ina e ka marrë në dorë Instagramin e të vëllait dhe ka vendosur emrin e saj, duke befasuar fansat e tij.
“Fansa të dashur! Për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit“, ka njoftuar ajo në mediat sociale.
Ky veprim nuk i ka pëlqyer fansave të cilët kanë nisur me komente kundër këtij vendimi duke u shprehur se ata i kanë bërë follow Luizit e jo të motrës./btvnews.al