E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Mund të ishte moderatore e “BBV” sot? Gazetarja bën deklaratën “bombë” për Arbana Osmanin: Më mori vendin e punës, fitoi “me mik”

Në një intervistë të dhënë së fundmi, gazetarja Dasara Karaiskaj ka bërë një deklaratë për moderatoren Arbana Osmani rreth diçkaje të ndodhur vite më parë.

Duke folur për fillimet e karrierës së saj, Karaiskaj u shpreh se 24 vite më parë ka fituar një audicion në radio, ku u përzgjodh mes 300 personave. Por, sipas gazetares, Arbana Osmani i mori vendin e punës “me mik” edhe pse ajo e kishte fituar audicionin. Dasara sqaroi se arsyeja se pse po e zbulon këtë gjë tani është fakti se Arbana ka deklaruar vitin e kaluar në “BBV1”, se është shpalluar ajo fituese e audicionit ku konkurruan 300 persona.

Në moshën 16-vjeçare ishte moda e “TAR” si radio e parë kombëtare edhe e fitova aty konkursin, por atë vend pune ma mori Arbana Osmani. Mbase sot nuk do të isha unë te “Big Brother-i” se nuk kam ambicien e saj si vajzë, por më vjen pak keq që u konkurruan 300 zëra dhe unë fitova, por ajo tha që fitoi ajo, por që nuk fitoi ajo. Fitoi me mik. Ky muhabet ka rreth 24 vjet, kam qenë e vogël edhe mbaj mend Alketa Vejsiun që më thoshte “shko mi kape Bojken Lakon”, unë nuk e bëja dot për shkak të karakterit që kisha. Por, kur e pashë vjet Arbanën në edicionin e parë të “BBV” që doli dhe tha “unë fitova në një audicion ku morën pjesë 300 veta”, aty u zhgënjeva më shumë. Tani çfarëdo që të them, unë dal ajo e keqja e përallës, doli në shteg edhe e thashë këtë gjë”– tha gazetarja në një intervistë për “MCN Tv.”

Po çfarë deklaroi Arbana Osmani në edicionin e kaluar të “Big Brother Vip?”

Moderatorja u intervistua gjatë një spektakli nga Donald Veshaj, i cili konkretisht i drejtoi pyetjen: “Sa të vështira kanë qenë fillimet e karrierës tënde?”


“Unë kam filluar punë në “Top Albania Radio” në 1999 që i bie gati 23 vite. Për një vajzë si unë që pak muaj kishte që kishte ardhur nga një rreth i vogël si Mati nuk ka qenë e lehtë. Fitova një audicion mes 300 njerëzve. Isha prezantuesja atipike që ishin mësuar shqiptarët. Nuk isha ajo vajza elegante, koketë, por kërkoja hapësirën time, të shprehja talentin tim. Në fillim ka qenë pak e vështirë se ishin gratë e vajzat që më gjykonin. Pastaj mu dha mundësia të tregoja aftësitë e mia. Në radio qëndrova më shumë se 10 vite”– tha Arbana vitin e kaluar.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit