NATO ka deklaruar se ka dyshime se Moska i ka kërkuar Pekinit ndihmë vdekjeprurëse për luftën e saj në Ukrainë.
Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i organizatës, në një deklaratë për mediat në Bruksela paralajmëroi Kinën nëse do furnizonte me armë vdekjeprurëse Rusinë.
Deklarata u bë në një kohë kur Xi Jinping dhe Vladimir Putin po zhvillojnë bisedime në Moskë.
“Nuk kemi parë asnjë provë që Kina po i dërgon Rusisë armë vdekjeprurëse, por kemi parë disa shenja se ka pasur një kërkesë nga Rusia dhe se kjo është një çështje që po konsiderohet në Pekin”, tha Stoltenberg.
Ai shtoi se Kina nuk duhet të ofrojë ndihmë vdekjeprurëse për Rusinë, pasi një gjë e tillë do të ishte mbështetje për një luftë të paligjshme./btvnews.al