E diel, 24 Nëntor, 2024

Policia italiane godet bandën që shiste kokainë në shkolla, në pranga edhe 4 shqiptarë

Policia italiane ka goditur një rrjet të trafikimit të drogës. Mediat vendase bëjnë me dije se janë sekuestruar rreth 1500 doza kokainë në vlerë totale 300 mijë euro.

Në pranga kanë rënë 10 persona, mes tyre 4 ishin shqiptarë. Policia përveç drogës , ka sekuestruar një ndërtesë në zonën e Antignano-s dhe toka, të blera me fitime nga trafiku i drogës.

Hetimet nisën në fund të vitit 2021, pas monitorimit të shitjeve të shumta, në qendër të Astit, nga 51-vjeçari shqiptar Isuf Hadaj. Ai ishte emri kryesor: bënte tregti ditë e natë, veçanërisht në zonat e Corso Torino dhe pranë Parco della Resistenza.

Policia sqaron se Hodaj ishte prej kohësh nën hetim dhe në disa raste është kapur duke shitur kokainë afër shkollave dhe fëmijët e mitur ishin klientët e tij./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit