E diel, 24 Nëntor, 2024

Shupenzë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes ku mbeti i plagosur rëndë këmbësori 73-vjeçari

Një 73-vjeçar është plagosur rëndë këtë të martë teksa kalonte rrugën në Shupenzë të Bulqizës. I moshuari Avni Manjani u godit nga një mjet tip ‘Golf’, i cili po udhëtonte nga Shupenza në drejtim të Maqellarës.

Goditja ka qenë e fortë pasi është thyer xhami i parmë i autoveturës që drejtohej nga Ledion Cami.

73-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, policia e Bulqizës ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat e vërteta të aksidentit.

Fillimisht policia e raportoi se mjeti kishte dalë nga rruga dhe më pas kishte goditur këmbësorin, por burime nga vendi i ngjarjes thanë se goditja e këmbësorit është bërë në mes të rrugës teksa 73-vjeçari po tentonte të kalonte në anën tjetër. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit