Ditën e sotme është arrestuar nga policia 25-vjeçari pasi ditën e djeshme aksidentoi shtetasin A.M.
Policia bën medije se shtetasi Ledion Cami, 25 vjeç, banues në Gjoricë, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin Avni Manjani 72-vjeç, i cili ndodhet në spital.
72-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin kujdesin e mjekëve.
Policia Rrugore e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë./btvnews.al