Ditën e sotme është arrestuar një 25-vjecar banues në Burrel.
25-vjecari u përplas me një motomjet duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia bën medije se shtetasi E.K., 25 vjeç, drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa u pajisur me leje drejtimi.
Njoftimi i Policisë:
E.K., 25 vjeç, banues në Burrel, pasi duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me një motomjet duke shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimet ka rezultuar se 25-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa u pajisur me leje drejtimi.
Policia Rrugore e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. /btvnews.al