Nga Kryegjyshata e Bektashinjve Meta uroi shqiptarët që të plotësojnë objektivat e tyre dhe të kenë besim tek e ardhmja.
“Kënaqësi e veçantë. Uroj besimtarët bektashianë dhe shqiptarët në këtë ditë kaq të rëndësishme të ekuinoksit pranveror, lindje dhe gjallërimi dhe në këtë ditë të demokracisë. Jam shumë i lumtur që të shoh një pjesëmarrje si asnjëherë tjetër të Sulltan Novruzit në Kryegjyshatën Botërore dhe t’i përcillja urimet Baba Edmond Braimajt. Duhet të arrijmë ato objektiva dhe që kemi besim te e ardhmja. Pranverë pa të rinj nuk ka.”, tha Meta. /btvnews.al