E premte, 29 Nëntor, 2024

Dënohet me dy vite burg 28-vjeçari shqiptar në Britani, si u zbulua nga policia me anë gjurmëve të gishtave

Një 28-vjeçar është burgosur në Britaninë e Madhe, pasi gjurmët e gishtave të tij u gjetën në dy ‘shtëpi bari’. Mediat në vend bëjne me dije se dënuma me dy vite pasi në Gjykatën e Kurorës së Leeds pranoi tre akuza për prodhimin e kanabisit.

Ai u pikas pasi policia bastisi një pronë në Nowell Place në Harehills më 19 maj 2021, ku gjetën dhoma të kthyera për rritjen e bimëve të kanabisit. Gjithsej 227 bimë u gjetën, si dhe një gjurmë gishti. Më 23 shtator 2022 në Cross Flatts u gjetën 112 bimë dhe përsëri, të njëjtën gjurmë gishti.

Po ashtu edhe në 10 janar të këtij viti, policia bastisi të njëjtën pronë në Noster Place ku u gjetën 60 bimë të tjera, së bashku me pajisjet e zakonshme të rritjes. Ata mundën të arrestonin Bashkurtin dhe konstatuan se shenjat e gishtave i përkisnin atij.

Ai ka deklaruar se u detyrua të punonte nga ata që e ndihmuan ta sillnin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria në mars 2021. Shqiptari rezulton pa precedente penale.

Ai po ndiqte ëndrrën e tij në atë kohë për të ndihmuar ekonomikisht familjen, por ajo ëndërr u kthye në një makth. Ai kryente një funksion shumë të kufizuar dhe ishte nën presion. Ka një element shfrytëzimi“, tha avokati i tij.

Po gjykatësi edhe pse pranoi se Bajraktari është shftytëzuar nga grupet kriminale vendosi ta dënojë atë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit