Fshatrat po shkojnë drejt braktisjes së plotë e tashmë ky është një realitet i hidhur në vendin tonë. Një ndër ta është edhe Çereneci i Poshtëm në Bulqizë.
Banorët e mbetur aty e lidhin largimin e të tjerëve me mungesën e investimeve. Një nga problemet madhore janë ujërat e zeza të cilat rrjedhin lirshëm në të gjithë fshatin si pasojë e mungesës së kanalizimeve.
Gjithashtu për banorët që jetojnë ende në këtë fshat, problem janë edhe rrugët, uji vaditës etj. Madje ka nga ata banorë që kanë marrë tokë me qera diku tjetër për shkak se tokat e fshatit janë të ndotura nga ujërat e zeza.
Banorët e mbetur ende në këtë fshat, nuk kanë shpresë për rikthimin e të larguarve pasi gjendja aty është e njëjtë si ditën kur ata kanë ikur.Braktisjen e fshatit e tregojnë edhe banesat gjysmë të rrënuara për shkak se prej vitesh në to nuk banon njeri./btvnews.al