Mund të jetë ndoshta rasti i vetëm në Shqipëri që një banesë në zonat rurale të ndodhet në këtë situatë që është e familjes Cakoni nga fshati Fshat në Bashkinë e Klosit.
Banesa e familjes prej dhjetë anëtarësh u fut mes dy rrugëve nga kompania “Gjoka” Construction e cila zgjeroi rrugën e këtij fshati për ta përdorur atë si rrugë lidhëse mes Klosit dhe rrugës së Arbrit.
Ndërkohë, familja Cakoni ndjehet e rrezikuar pasi ka patur disa raste që mjetet janë përplasur në murin mbajtës të banesës. Për këtë Mane Cakoni thotë se ka vënë në dijeni Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, por që sipas saj nuk i ka dhënë zgjidhje.
Nga ana tjetër Mane Cakoni thotë se nga punimet që janë bërë në rrugë i është dëmtuar edhe banesa. Ajo deklaron se nëse nuk do të marrë zgjidhje, do të detyrohet të mos lejojë kalimin e automjeteve./btvnews.al