E diel, 24 Nëntor, 2024

Abuzim me tendera/ Shkarkohet kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla

Kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla është shkarkuar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave.

Shkarkimi nga detyre vjen si pasojë e shkeljeve të rënda dhe abuzimet me tendera.

VENDIMI:
SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË BASHKISË BULQIZË, Z. LEFTER ALLA

Në mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Bulqizë, z. Lefter Alla.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.’
Pak ditë më parë, kryebashkiaku i Bulqizës u arrestua me urdhër të SPAK për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, dhe “Shpërdorimi i detyre”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit