E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Alibeaj mbledh dhe Grupin Parlamentar, ende pa vendimmarrje për mënyrën e garimit në 14 Maj

Pas mbledhjes disa orëshe me Kryesinë, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur në takim dhe grupin parlamentar të Partisë Demokratike ku është diskutuar për mënyrën e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Sipas informacioneve kjo mbledhje është mbyllur pa vendimmarrje, pas deputetët kanë qenë të ndarë në mendimet e tyre.

Një pjesë kërkon që të garohet në të gjitha bashkitë me kandidatë dhe këshilla bashkiak, ndërsa pjesa tjetër janë të mendimit se duhet garuar vetëm me këshilla.

Diskutimet kanë qenë të shumta prej së hënës, por ende nuk ka vendimmarrje. Kujtojmë se nesër pritet të zhvillohet mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve, e cila do të pasohet një ditë më vonë, të dielën sërish me Kryesinë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit