E hënë, 2 Dhjetor, 2024

“Dyert tona janë të hapura për të”, Presidenti i Barcelonës u shton shpresat tifozëve për një rikthim të Lionel Messit

Marrëdhënia e Lionel Messit dhe Barcelonës, edhe pse ka pasur shpesh tensione duket se është e mirë. Presidenti i klubit ka bërë që tifozët të ëndërrojnë për rikthimin e argjentinasit në Camp Now.

Kjo mundësi shtohet edhe më shumë, pasi kontrata e tij me PSG-në, përfundon në qershor dhe nuk ka asnjë lajm për rinovimin pas Kupës së Botës. Presidenti i klubit, Joan Laporta, ka folur së fundmi, duke thënë se argjentinasi i ka dyert e hapura te Barcelona.

Messi është lojtari më i mirë në histori. Ai ka qenë lojtari më i rëndësishëm në historinë e Barçës. Duhet të jem shumë i kujdesshëm me atë që them. Messi është një lojtar i PSG-së dhe unë duhet të kem respekt”. Leo e di që ne e kemi atë në zemrat tona. Është pjesë e mburojës sonë”, deklaroi Laporta.

Trashëgimia që gjeta kur u bëra president nuk ishte aspak e mirë dhe duhej të merrja një vendim me të cilin nuk jam i kënaqur. Duhet të gjej një mënyrë për të përmirësuar marrëdhëniet aktuale të Messit me Barçën. Do të shohim, por ai e di që dyert e Barçës janë të hapura”, tha ndër të tjera Laporta./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit